Moshat që kërkojnë më shumë trajtim psikologjik

Trajtimi psikologjik në përgjithësi konsiderohet të ketë ndikime pozitive në lehtësimin e shumë vështërisve.
Specialisit i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Imri Zabeli për portalin rtv21.tv ka treguar se këto trajtime ndikojnë në veçanti në trajtimin e ankthit.
Për rtv21.tv Zabeli tutje ka treguar se gratë janë ato që kërkojnë më shumë trajtime psikologjike.
“Kërkesa për trajtime psikologjike kemi një dominim të lehtë të femrave” ka thënë Zabeli.

Trajtimet psikologjike funksionojnë mirë për çështjet emocionale, mendore dhe të sjelljes. Trajtimet psikologjike janë të dobishme për njerëzit e të gjitha moshave, përfshirë fëmijët.
Sipas specialistit të Psikologjisë, kërkesa për trajtim psikologjik më shumë ka nga mosha 18 deri në moshën 35 vjeçare.
Trajtimi psikologjik është një metodë e sigurt për ta ulur nivelin e stresit psikologjik.