Imri Zabeli: Ndihma e parë psikologjike dhe panika në palestren “Leonik Tomeu” në Durrës

Ndihma e Parë Psikologjike (NPP) në rrethana të katastrofës natyrore është esenciale. NPP duhet të konsistojë në disa aspekte: dëgjimi, instalimi i shpresës, krijimi i një gjendje komforti, mbrojtja, plotësimi i nevojave bazë….

Prezenca e psikologëve në Durrës ne netët kritike si ajo e 28 dhe 29 Nëntorit, për ofrimin e kësaj ndihme ishte esenciale. Një natë në ato rrethana kishte tjetër senc kohe, ishte shumë e gjatë, ngase ishte vërtetë natë e trishtë. Terri ra, lëkundjet vazhdonin, e fundit me 5.7 shkallë Rihter, panik gjithandej, dy palestra të mëdha plotë njerëz, gjithë sy e vesh, disa qanin disa luteshin, disa nuk u zihej vendi vend. Hymë në palestër, gjithë shikimin kah ne, na e thoni një fjalë a do vdesim këtu, po thonë është ngritur deti për 10 cm, do na përpijë të gjithëve…!

E fillova bisedën e parë më një grua ne të gjashtëdhjetat e cila po qante, aty kam përjetuar vërtetë fuqinë e një shtrëngimi duarsh, një ulje në gjunjë pranë shtrati, një shikim ne sy. Nënë, ne jemi psikolog, kemi ardhur nga Kosova, besomë që po të ishte ashtu siç thuhet ne s’do të vinim këtu, ne jemi këtu për ta dëshmuar se asgjë e keqe s’do ndodhë, gjërat fatale kanë kaluar, këtu jeni të sigurt, jemi bashkë….! Një lirim frymëmarrje, një buzëqeshje në fytyrë dhe një shpresë se fjalët që thoja janë të vërteta. E të vërtetën universale as unë nuk e dija, por asgjë tjetër nuk na duhej në atë moment, veç shpresë, shpresë dhe vetëm shpresë. Biseda vazhdoj, nëna në të 60-at zhvendosi gradualisht bisedën dhe me tregoj shumë histori jetësore të mbijetesës dhe fuqisë se saj, që donin të thonin që edhe kësaj radhe do ja dalim….
Tutje vazhdova me biseda me tjerë njerëz, e dija që në situata katastrofe të ballafaqojnë me lloj lloj fakte, edhe ato historike që si kontestoja dot, por çka na duheshin ato tani, thonin që një pjesë e Durrësit shumë vite më parë e ka përpijë uji dhe tash është poshtë deti…., por një psikolog duhet ta ndërroj fokusin, të sjell fakte tjera shpresëdhënëse, si ajo qe tërmete ka pas dhe me herët por Durrësi nuk është fundos dhe as tani nuk do fundoset.

Erdhi ora 20:00 një shtregat shiu mbërriti, filloj uji të hyjë brenda nga xhamat e thyer lartë, i vendosem shtretërit në mes për të shmangur rrezikun nga xhamat e thyer, gjithë trishtim, ne ato momente duheshin fytyra me shpresë pa panik, dhe të i qëndrojë pranë secilit, një fjalë e pa duhur do sjelltë kaos…..! Kostoja që bartë një psikolog në këto momente ishte gjithçka për të tjerët asgjë për vete. Po të ndalesha dhe të analizoja pasojat e mundshme të asaj shtrëngate vërtetë mund të ishte shqetësuese, por në ato momente nuk na duhej ajo, çka na ndihmonte, gjithçka që na duhej ishte qetësia, vetëkontrolli, shmangia e panikës.

Shtrëngata kaloj, gjendja u qetësua, ekipin që kisha mobilizoj fëmijët, filloj loja. Të rriturit dukeshin me të çliruar, ndonjë batutë e mirë, ndonjë e qeshur ishte shume ndihmuese….
Vinin ushqime, disa flinin disa bisedonin, ekipi i psikologeve tashmë kishte krijuar relacione të mira, kërkoheshin nga secili, bëhej bisedë grupi, “imponohej” të tregonin tregime te mira, batuta, e gjitha dukej me e relaksuar.

I falënderojë shumë gjithë ekipen që kaluan ditë e natë në Durrës, në momente vërtetë kritike, ku nevoja për psikologë ishte esenciale.

Faleminderit Latif Hoxha, Donika Veseli, Nita Hoti, Redon Elshani, Rina Kadiri dhe Elona Bektashi.